Sport
Munishi nis me fitore aventurën te Gjilanit: Skuadrat që luajnë ndaj nesh do ta kenë shumë të vështirë
Demokracia
15:14 | 14 Mars 2021

Share:

Ismet Munishi e ka nisur mbarë aventurën e re te skuadra e Gjilanit.

Derisa skuadra gjilanase nuk fitonte që prej fillimit të stinorit pranveror, sot Gjilani mori fitoren e parë, por nën drejtimin e Munishit, shkruan Demokracia.com.

Gjilani mposhti në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat 2:1, kurse pas ndeshjes Munishi fitoren ia dedikoi tifogrupit gjilanas “Skifterat”.

“Cilësia e skuadrës nuk përkon me renditjen që kemi në tabelë. Kjo ishte fitore e futbollistëve”, ka thënë Munishi në “Art Sport”.

“Trepça ’89 na vuri në vështirësi. Fitoren e sotme ia dedikoj ‘Skifterave”, tregoi ai.

“Skuadrat që luajnë kundër neve do ta kenë shumë të vështirë tutje”, potencoi Ismet Munishi. /Demokracia.com

Të ngjashme