Sport
Munishi: Morenon po e çojmë në “Air Albania”, po i thojmë ky është stadiumi ynë
Demokracia
17:13 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të trajnerit të ri të Kombëtares së Kosovës.

Emri më i përfolur aktualisht është trajneri spanjoll, Robert Moreno.

Madje, i pari i FFK-së u pa në darkë me të dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi.

E Ismet Munishi po vazhdon me reagime rreth kësaj çështje.

Tani, ai tha se do të ishte mirë ta dërgojnë Morenon në stadiumin “Air Albania”.

“Mirë është Morenon me qu në Air Albania, m’i thonë ky është stadioni jonë… Se tutna nuk na rrin!”, shkroi ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Të ngjashme