Ish-trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka bërë një postim interesant në Facebook, duke dhënë sinjale se mund t’i bashkohet Prishtinës, shkruan Demokracia.com.
Munishi u largua nga Gjilani javë më parë dhe duket se nuk do të mbetet gjatë në punë.
Kohëve të fundit është përfolur se Prishtina ka shfaqur interesim për trajnerin Munishi, derisa ai në postimin e fundit, ka shkruar: “E ku ka më mirë se në vendlindje, qyteti pa lum”.
Prishtina sivjet ka dështuar keq e cila përveçqë herët e humbi garën për titull, ajo rrezikon të mbetet në barazh dhe sigurisht që drejtuesit e klubit nuk pajtohen me këtë situatë dhe do të sjellin risi në ekip. /Demokracia.com