Trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi, tashmë ka caktuar edhe datën e fillimit të stërvitjeve me skuadrën e FC Prishtina.
Munishi që mori bardhekaltrit në një situatë shumë të vështirë, ka për mision t’i kthejë ata në majat e futbollit kosovar pasi edicionin e kaluar zhgënjyen plotësisht.
Demokracia.com mëson se 20 qershori do të jetë data kur ai do të startojë me punë, pra në këtë datë nisin stërvitjet derisa priten shumë risi deri atëherë.
Shumë lojtarë janë larguar nga klubi, por lajmet e fundit që vijnë nga kampi bardhekaltër janë optimiste. Qëndrimi i Endrit Krasniqit dhe Gledi Micit janë sinjale se klubi ka kaluar krizën financiare, derisa tekniku i mirënjohur është duke punuar fortë që në ekip të sjellë disa përforcime me të cilët do ta krijojë një skuadër të fortë në edicionin e ri.
Të kujtojmë Munishi, edicionin e kaluar ishte pjesë e Gjilanit. /Demokracia.com