Prishtina e ka fituar derbin rajonal ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në Superligë, Prishtina ka fituar me rezultat të pastër, 2:0, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar rastin e penalltisë, ku Lorik Boshnjaku ndërhyri në Kastriot Selmanin.
Ish-trajneri i Ballkanit deklaroi se ky moment ishte “penallti e pastër”.
“Nëse kjo nuk është penallti, atëherë nuk e di se çfarë është penalltia”, ka thënë Munishi në “ATV”.
“Madje është duke referuar gjyqtari më i mirë në Kosovë, Mervan Bejtullahu, i cili ishte tri metra afër”, tregoi ai.
“Prej të njëjtës minutë, Prishtina e shënon edhe golin e dytë dhe aty merr fund ndeshja”, shtoi Ismet Munishi. /Demokracia.com