Sport
Munishi komenton fitoren ndaj Feronikelit: Referimi ishte perfekt, kemi lojtarë të kualitetit të lartë
Demokracia
22:24 | 11 Prill 2021

Share:

Gjilani ka vazhduar me fitore nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur kosovar, Ismet Munishit.

“Kuqebardhët” kanë triumfuar 1:0 ndaj Feronikelit, në takimin e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi në emisionin “Ekipi A” në ATV është shprehur i kënaqur me referimin në këtë përballje, teksa ka vlerësuar lojtarët e tij.

“Kemi lojtarë të kualitetit të lartë. Kndërshtari ishte i fortë. Është dashur ta mbyllim ndeshjen në pjesën e parë. Gjitha rastet i kemi krijuar në shpejtësi. Referimi ishte perfekt nga Kosumi. Ishte një ndeshje ku nuk jam marrë me referimin”, ka thënë Munishi, përcjell Demokracia.com.

Munishi ka shtuar disa fjalë për portierin e skuadrës, Enea Koliçin që është duke kaluar momente të mira.

“Ne e kemi një portier të jashtëzakonshëm. Ka pasur intervenime të jashtëzakoshme. Kur ke një portier si Koliçi të mjafton një gol për ta fituar ndeshjen”, shtoi ai.

“Pjesën e dytë më bëri përshtypje karakteri i skuadrës. Angazhimi ka qenë 100 përqind. Më vjen shumë mirë që skuadra ka reaguar shumë mirë prej ardhjes time aty”, përfundoi Munishi. /Demokracia.com

Të ngjashme