Sport
Munishi: Klubi i Gjilanit është me ambicie, në këto dy ditë jam njeriu më i lumtur në Kosovë
Demokracia
21:55 | 14 Mars 2021

Share:

Ismet Munishi e ka nisur mbarë aventurën te Gjilani, duke mposhtur në debutim Trepçën ’89 me rezultat 2:1 në Gjilan, shkruan Demokracia.com.

Munishi u zyrtarizua si trajner i Gjilanit të shtunën, derisa sot ai debutoi në fitoren ndaj mitrovicasve.

Me fillimin e aventurës te Gjilani, Munishi është shprehur i entuziazmuar, derisa thotë se është “njeriu më i lumtur” në Kosovë.

“Pa modesti them se rrugëtimi në një klub të paorganizuar është i pashmangshëm. Për mua ka qenë një projekt tejet interesant pasi bëhet fjalë për një klub që ka aspirata dhe ambicie, poashtu ka tifozë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Munishi në “ATV”, përcjell Demokracia.com.

“Kjo e bën një klub interesant që të shkoj të punoj. Klubi nuk ka qenë në gjendje të mirë dhe ka qenë në krizë rezultatesh. Sot e kemi pasur një kundërshtar të vështirë që sipas traditës, klubi ynë e ka pasur të vështirë me ta, por sot futbollistët prej fillimisht shfaqën një dëshirë të madhe”, tregoi ai.

“E merituan futbollistët këtë fitore. Tifozët jetojnë për fitoren dhe kjo ka qenë me rëndësi për ne. Këto dy ditë sa kam qenë trajner i Gjilanit, jam njeriu më i lumtur në Kosovë. Punën e trajnerit e kam pasion”, shtoi Ismet Munishi. /Demokracia.com

Të ngjashme