Kryendeshja e javës mes Gjilanit dhe Ballkani nuk e ka gjetur fundit. Takimin u ndërpre në minutat e fundit të ndeshjes kur tifozët vendas sulmuan portierin mysafir, Frashër Krasniqin në momentin kur Gjilani barazoi shirat në minutën e 93-të.
Pas këtij incidenti, futbollistët e Ballkanit u largua nga fusha, derisa ndeshja u ndërpre, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi tha se nuk e ka parë incidentin, ngase siç thotë ai, ishte duke festuar.
“Nuk kam koment për incidentin sepse për të, sigurimi është përgjegjës. Nuk e pash sepse isha duke u gëzuar për vete. Vrapova më pas atje, kam tentuar t’i ndajë stafin e Ballkanit dhe të Gjilanit, ta qetësojmë situatën”, tha fillimisht Munishi, i cili më pas foli edhe për lojën në tërësi.
Munishi komentoi edhe ndeshjen e cila u zhvillua deri në momentin e ndërprerjes.
“Sa i përket ndeshjes, ishte ndeshje e mirë. Tentuam, kishim raste për të shënuar. Erdhi goli i Enea Koliqit. Çfarë të them, nuk ndodh të shohim shpesh në fushat e futbollit të shënojë një portier. Enea është super portier. Po të kishte vazhduar loja, ndoshta do ta kishim përmbysur rezultatin”, tha Munishi.
“Nuk dua ta komentoj atë rast sepse nuk i di rrethanat, nuk kam parë asgjë. Çfarëdo që them, do të thosha diçka që nuk e kam parë. Nuk e di gjendjen e Stivi Frashërit. Isha duke u marrë me futbollistët, në përgjithësi i kemi marrëdhëniet e mira me Ballkanin. Vendimet merren prej tjetër kujt, nuk na takon neve. Nuk kemi qejf të ndodh e të shohim skena të tilla”, përfundoi Munishi. /Demokracia.com/