Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka ironizuar së fundmi me një postim në Facebook rreth përfitimeve të klubeve në rast të daljes në Evropë, vetëm disa orë pas konfirmimit të UEFA-s se Kosovën do ta përfaqësojnë katër skuadra në garat evropiane dhe se kampioni do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Munishi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se pas këtij lajmi presidentët e klubeve “me kalkulator në dorë”. Megjithatë, ai e ka përjashtuar njërin nga ta, duke aloduar në presidentin e Gjilanit, shkruan Demokracia.com.
“Respekte për rivalet, por pas lajmeve te sotit po i shoh presidentët e klubeve me kalkulator në dorë, përveq njonit i cili është nishi”, ka shkruar Munishi.
Ndërsa në një postim paraprak në lidhje me po këtë konfirmim nga UEFA, Munishi është shprehur i lumtur për shkak se, sipas tij, ai ka kontribuuar gjithmonë në mbrojtjen dhe promovimin e futbollit të Kosovës.
“Më vjen shumë mirë që gjithmonë kam qenë ai që kam kontribuuar, mbrojtur dhe promovuar ligën e Kosovës, shtetit amë. Ndërsa, për ata që e kanë nënçmuar dhe injoruar, ky lajmi i sotit është përgjigjja më e mire”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij në Facebook./Demokracia.com/