Sport
Munishi i lumtur me kualifikimin, Dallku thotë se pas eliminimit synim për ta është Evropa
Demokracia
15:30 | 06 Shkurt 2023

Share:

Prishtina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, falë fitores ndaj Dukagjinit.

“Bardhekaltrit” triumfuan 3:1 ndaj Dukagjinit në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është shprehur i lumtur me kualifikimin, ndërsa fitoren ia ka dedikuar Micit.

“Jemi përpjekur shumë. Gjetëm një lojtar të talentuar. E kemi grumbulluar ekipin me vones sepse patëm ndryshime. Jam shumë i kënaqur me skuadrën. Dhe kur e ke në ekip Endrit Krasniqin është fantastike. Fitoren ia dedikojmë kapitenit Gledi Mici, i cili sot feston ditëlindjen. Ne po kërkojmë të luajmë futboll të mirë me pasime, dhe jam shumë i kënaqur sidomos në pjesën e parë”, tha Munishi për Art Sport.

Ndërkaq, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku tha se pas eliminimit, skuadra e tij do të fokusohet në kampionat dhe se do ta synojë Evropën.

“Jemi munduar të ndryshojmë në fazën e sulmit pas golave. Ky është futbolli dhe kush gabon më pak shkon tutje. Januzi dhe Otto John nuk janë ende të gatshëm qind për qind dhe nuk startuam me ta. Nga tash kampionati për neve do të jetë primar dhe do të fokusohemi atje. Ne po tentojmë të krijojmë mentalitetin fitues ndaj secilit kundërshtar dhe po shpresojmë që me ardhjet të bëjmë një kampionat që të shkojmë në pozitat që dërgojnë në Evropë”, u shpreh Dallku pas ndeshjes.

Kryeziu hapi serinë e golave në minutën e 11-të me golin e epërsisë.

Golin e qetësisë për skuadrën e Ismet Munishit e realizoi Blesa në minutën e 22-të. Ky i fundit i dha goditjen e fundit skuadrës nga Klina në minutën e 50-të kur shënoi golin e tretë.

Dukagjini gjeti golin në minutën e 78-të me futbollistin ukrainas Khomutov./Demokracia.com/

Të ngjashme