Prishtina e ka fituar derbin rajonal ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në Superligë, Prishtina ka fituar me rezultat të pastër, 2:0, shkruan Demokracia.com.
Derisa po diskutohej rasti i dyshimtë i mos dhënies së penalltisë në këtë ndeshje, Munishi i është drejtuar kapitenit të Prishtinës, Lorik Boshnjaku.
“Me ja referu Feronikelit dhe Drenicës dhjetë penallti rresht, e fitojnë titullin”, ka thënë Munishi në “ATV”.
“Pse çdo herë të favorizohen dy apo tri skuadra. Ky gjyqtar [Bejtullahu] nuk e ka dhënë një penall herën e kaluar”, tregoi ai.
“Genc Nuza është profesor për gjyqtarët tjerë, i është rritur mendja pak, por për referim është më i miri”, shtoi ish-trajneri i Ballkanit. /Demokracia.com