FC Prishtina të dielën u rikthehet ndeshjeve zyrtare derisa do të përballet me Dukagjinin e Klinës, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Skuadra bardhekaltër i ka bërë përgatitjet e duhura për duelin në fjalë dhe rinisjen e edicionit në elitë.
Trajneri Ismet Munishi ka folur para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.
🗣𝑷𝒆̈𝒓𝒈𝒂𝒕𝒊𝒕𝒋𝒆𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒏𝒅𝒆𝒔𝒉𝒋𝒆𝒏 – Normalisht se do të jetë ndeshje e vështirë pasi që kemi një kundërshtar të fortë dhe kushtet atmosferike për lojë nuk pritet të jenë të favorshme, por ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Jo vetëm në këtë ndeshje, por në çdo takim ne hyjmë për fitore. Është shumë e rëndësishme për neve që të luftojmë maksimalisht dhe të sjellim trofe në klub sepse siç dihet e kemi 100-vjetorin e themelimit.
🗣𝑹𝒓𝒊𝒕𝒋𝒂 𝒆 𝒌𝒐𝒏𝒌𝒖𝒓𝒓𝒆𝒏𝒄𝒆̈𝒔 – Prishtina është plotësisht gati për nisjen e garave. Kemi bërë përgatitje shumë të mira në Antalia dhe i gjithë ekipi së bashku e ka kryer fazën përgatitore dhe ardhjet që kanë ndodhur në momentet e fundit e kanë rritur konkurrencën brenda skuadrës.
🗣𝑵𝒆 𝒋𝒆𝒎𝒊 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒂 – Dukagjini është ekip i organizuar mirë që lufton shumë dhe ka në radhën e saj edhe lojtarë cilësor. Do të jetë ndeshje e vështirë, por nuk duhet harruar se ne jemi Prishtina. /Demokracia.com