Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka reaguar për herë të parë rreth largimit të tij nga SC Gjilani.
Munishi dhe Gjilani edhe zyrtarisht ndan rrugët sot, ndërsa njoftimin e bëri zyrtarisht klubi gjilanas, raporton Demokracia.com.
Munishi ka përdorur llogarinë e tij në Facebook për të falënderuar nga presidenti i klubit e deri tek futbollistët që drejtoi deri më sot.
Trajneri u shpreh krenar që e ka drejtuar skuadrën gjilanase, derisa tha se ndajtën rrugët për shkak se nuk arritën të shpalleshin kampion të Kosovës, ndonëse kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.
Postimi i plotë i Ismet Munishit:
Prej ditës së parë deri më sot isha shumë krenarë që isha në bankinën e klubit të madh SC Gjilani!
Falenderoj presidentin Florim Zuka për mundësinë dhe përkrahjen që ma dha, tifozërinë Skifterat që së bashku ndajtËm gËzime e kohëve te fundit edhe hidhërime për fat te keq!
Kush më njeh e din se e bëjë punën me zemër dhe përkushtohem 100%, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme që ne të dalim kampion për çka edhe vendosem t’i ndajm rrugët.
E falënderoj stafin për bashkëpunimin shumë të mirë që kishim dhe ju deshiroj suksese ne Evropë.
Dhe ne fund qershinë e kam për futbollistët e mi që i dua shumë dhe i lus te vazhdojnë me krenari, ti mbrojnë ngjyrat e klubit të madh SC Gjilani./DEMOKRACIA.COM/