Sport
Munishi: Fituam duke u mbrojtur ndaj Dukagjinit
Demokracia
15:35 | 24 Shkurt 2022

Share:

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Dukagjinit të Klinës në stadiumin e qytetit në Gjilan.

“Kuqebardhët” triumfuan 2:1 në një ndeshje ku të gjithë golat u realizuan nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij fitoi me fat ndaj klinasve.

Munishi përgëzoi për ndeshjen e luajtur edhe kundërshtarët.

“Kishim pak fat, pasi Dukagjini krijoi rastet e veta. Por kështu e ka futbolli, nganjëherë nuk e do. Fituam duke u mbrojtur dhe duke sakrifikuar. Jam i kënaqur me rekordin që kemi vendosur dhe kjo seri në aspektin psikologjik na ndihmon shumë. Një fitore me një lojtar më pak në fushë, është fitore e madhe”.

“Fizikisht jemi një skuadër e mirë, kemi lojtar me përvojë të madhe dhe kualitet të jashtëzakonshëm. Dukagjini bëri një ndër paraqitjet më të mira prej se është në Superligë dhe më vjen keq, pasi luajtën mirë. I inkurajoj Armend Dallkun dhe Dukagjinin të vazhdojnë tutje dhe t’i marrin ndeshjet një nga një. U dëshiroj suksese në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Munishi pas ndeshjes për Art Sport.

Gjilani me këtë fitore ndodhet në pozitën e dytë me 42 pikë, aq sa ka edhe Ballkani lider. Dukagjini vazhdon të mbetet në kuotën e 18 pikëve në vendin e parafundit në tabelë./Demokracia.com/

Të ngjashme