Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka komentuar në lidhje me procedurën disiplinore ndaj tij nga FFK-ja.
Munishi ka thënë se Federata e Futbollit të Kosovës nuk duhet të merret me të.
Siç ka thënë ai, ata duhet të punojnë për ta rregulluar gjendjen e futbollit kosovar, përcjell Demokracia.com.
“Unë jam futur përsëri në komisionin disiplinor dhe mora mesazhin e qartë. Jam i prirur që futbolli i Kosovës të ecë përpara dhe gjithashtu të ketë sa më pak probleme dhe më shumë sukses. Duhet të mendohet seriozisht për sezonin e ardhshëm, sepse ky sezon tashmë ka mbaruar”, ka deklaruar Munishi.
“Ne duhet të jemi në disponim për të prodhuar me shumë futboll dhe gjallëri. Federata duhet të merret më shumë me këtë sesa me ato që po thotë Ismet Munishi. Qëllimi im është të përmirësoj gjendjen e futbollit tonë përmes mesazheve të mia” shtoi Munishi. /Demokracia.com