Sport
Munishi falënderon “Plisat”, i quan “akademi e shkencave”
Demokracia
11:56 | 29 Shtator 2022

Share:

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi i ka falënderuar tifozerinë kryeqytetase “Plisat” për mbështetjen e dhënë në derbin kundër Dritës të zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Prishtina dhe Drita i kanë ndarë pikët duke luajtur 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në takimin e vlefshëm për javën e tretë kampionale e cila ishte shtyrë, shkruan Demokracia.com.

Munishi pas ndeshjes, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, i ka falënderuar tifogrupin e Prishtinës, duke iu drejtuar atyre si “akademi e shkencave”.

“Faleminderit akademia e shkencave” – ka shkruar Munishi në mbishkrimin e fotografisë së “Plisave” gjatë takimit me Dritën.

Munishi kishte një “përplasje” edhe me tifozerinë e Dritës “Intelektualët” gjatë ndeshjes, kur këta të fundit e fyen në kor.

Rivaliteti mes tifozerisë së Dritës dhe Munishit preku “kulmin” kur trajneri i mirënjohur kosovar mori drejtimin e Gjilanit pak edicione më parë./Demokracia.com/

Të ngjashme