Sport
Munishi e nis furishëm me Prishtinën, mposhti Dukagjinin në Klinë
Demokracia
18:56 | 13 Gusht 2022

Share:

Prishtina ka marrë tri pikë të plota në ndeshjen e parë në Superligën e Kosovës në futboll duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1:2, shkruan Demokracia.com.

Ka qenë Muhamed Useini që ka shënuar gol në minutën e 92+2 për t;I dhënë një debutim triumfues Ismet Munishit në bankinën bardhekalëtr. Golin tjetër për Prishtinën e realizoi Endrit Krasniqi ndërsa për klinasit realizoi Ahmed Januzi.

Drita nuk ka shkuar më shumë se në kuotën e një pikë pasi ka barazuar me rezultat 2:2, ndërsa Gjilani nuk është befasuar në shtëpi pasi e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3:2. /Demokracia.com

Të ngjashme