Sport
Munishi: Dominuam ndaj Drenicës, duhej të ishim më të vëmendshëm në këtë fushë, s’e komentojë referimin
Demokracia
17:10 | 18 Shtator 2022

Share:

Drenica ka marrë pikët e plota falë fitores 2:1 kundër Prishtinës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Kryetrajneri i Prishtinës, Ismet Munishi u shpreh i zhgënjyer pas kësaj disfate, të cilën tha se e dominuan, por shtoi se ekipi duhej të ishte më i vëmendshëm në “Bajram Aliu”.

“Pjesën e referimit nuk mund ta komentoj sepse le të jetë në ndërgjegjjen e tyre. Sa i përket ndeshjes, fusha ishte pak e rënduar do ishim më të vëmendshëm aty. Sidoqoftë kur ne prisnim të shënonim golin e dytë, ata realizuan. Angazhimi i lojtarëve ishte në nivel. Duhet të jemi më syhapur. Përgjithësi një ndeshje e dominuar nga ne, por ky është futbolli mund të humbësh edhe në kësi duele”, tha Munishi për Art Sport, shkruan Demokracia.com.

Me këtë fitore, Drenica ngritet në vendin e katërt me 11 pikë, aq sa ka edhe Prishtina një pozitë më lart./Demokracia.com/

Të ngjashme