Sport
Munishi: Do t’i demaskojë të gjithë, Challandes po ndikohet nga menaxherët është turp çfarë po ndodh
Demokracia
22:31 | 04 Prill 2021

Share:

Një situatë aspak të mirë e ka kapluar Kombëtaren e Kosovës në futboll sot pas largimit nga ekipi i Leart Paqaradës i cili ka thënë se po largohet për shkak të padrejtësive nga trajneri Bernard Challandes.

Paqarada ka thënë se nuk do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës derisa ai udhëhiqet nga Bernard Challandes, shkruan Demokracia.com.

Ndaj kësaj situate ka reaguar trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i cili ë emisionin “Ekipa A” në ATV sikur e ka mbështetur veprimin e lartit derisa ka cilësuar se Challandes po ndikohet nga menaxherët e lojtarëve.

“Selektorit duhet t’i vije turp. Aty po kanë influencë menagjerët. E di shumë mirë nga burimet e mija. Jam njeri më i informuar në futbollin e Kosovës pasi kam vite qëjam pjesë e tij. Këtë po e  them për herë të parë që ai po ndikohet nga menagjerët e lojarëve.

Tash e tutje do t’i zbulojë të gjitha dallaveret. Duhet të ftohen ata lojtarët  që janë në formë e jo kënd e ka dajë e teze. Kombëtarja nuk është private. Kemi derdhë djers para tyre për këtë kombëtare. Nuk kanë dhënë njerëzit mjete për me ardhë dikush nga Zvicra dhe me ba hajgare me ne.

Le të kenë kujdes, do t’i demaskoj të gjithë. Është turp”, ka thënë shumë i nervozuar Munishi me situatën e krijuar së fundmi në ekipin e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme