Sport
Munishi dhe Curri “kapen” për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi: A kishte shtyerje, pse u rrëzua futbollisti?
Demokracia
22:03 | 21 Mars 2021

Share:

Niveli i referimit si zakonisht është ka qenë diskutabil në futbollin e Kosovës.

Një rast që bëri bujë ishte goli i Alban Shillovës për Prishtinën në ndeshjen ndaj Llapit, raporton Demokracia.com.

Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka deklaruar se goli i Shillovës ishte i rregulltë.

“Goli ishte i rregulltë. Vetë kam luajtur mbrojtës, nuk kishte ndërhyrje, verdikti ishte 1:0”, deklaroi Curri në “ATV”.

“Futbolli është duel, jo balet”, shtoi ai.

Ndërkaq, Ismet Munishi, trajneri i Gjilanit e ka vënë në dyshim këtë gol.

“A kishte shtyerje, pse u rrëzua futbollisti i Llapit”, pyeti ai. /Demokracia.com

Të ngjashme