Ismet Munishi është larguar zyrtarisht nga posti i kryetrajnerit të Gjilanit. Trajneri i mirënjohur dhe Gjilani vendosën të mbyllin bashkëpunimin.
SC Gjilani njoftoi zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit, ndërsa ende Munishi nuk është deklaruar për situatën, raporton Demokracia.com.
I vetmi veprim i Munishit në rrjetet sociale është komenti i bërë në faqen zyrtare të tifogrupit “Skifterat”.
Këta të fundit e falënderuan Munishin për kontributin e dhënë në klubin e tyre të zemrës.
E Munishi në koment përdori disa figura “emoji”, të cilat ishin të vetme nga ai gjatë gjithë ditës ku që nga orët e mëngjesit u raportua për ndarjen e tij me “kuqebardhët”.
Ndarja me Munishin për Gjilanin erdhi si pasojë e ngecjes në garë për titull të kampionit, synim ky kryesor për ta.
Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 55 pikë të mbledhura, nëntë më pak se lideri, Ballkani. /Demokracia.com/