Sport
Munishi befason duke folur në gjuhën ruse, tregon edhe sa gjuhë të tjera di t’i flasë
Demokracia
11:25 | 11 Prill 2022

Share:

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Robi plaket kur don vet” në Klan Kosova.

Munishi që njihet si trajner karizmatik në futbollin e Kosovës, ka zbuluar se di të flasë disa gjuhë të huaja.

Trajneri prishtinas i pyetur nga “Robi” se sa gjuhë flet, ai deklaroi se di të flet: “turqisht, anglisht, sllovenisht, rusisht, serbisht”.

Madje, Munishi e dëshmoi se di të flet gjuhën ruse duke folur disa fjalë.

Numri një i pankinës së Gjilanit deklaroi se gjuhën ruse e ka mësuar kur ka luajtur në Ukrainë si futbollist dhe si menaxher i futbollistëve në fund të karrierës së tij.

Në këtë emision ishte e ftuar edhe moderatorja e sportit, Genta Cana./Demokracia.com/

Të ngjashme