Lajme
Munguan në Komision, Pal Lekaj ia vendos pagat nëpër karrige deputetëve të Vetëvendosjes
Demokracia
10:50 | 03 Nëntor 2023

Share:

Për të gjashtën herë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Kjo pasi deputetët e pozitës përsëri nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e këtij komisioni.

Për këtë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka ndërmarrë një aksion simbolik ndaj mosprezencës së deputetëve të Vetëvendosjes në konstituimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Ai ka vendosur në ulëset e deputetëve të munguar nga një letër ku shkruhet paga e tyre që marrin nga Kuvendi i Kosovës, duke marrë për bazë kontekstin nga protesta e policisë që kërkuan paga më të lartë e që Qeveria iu përgjigj duke publikuar pagat e tyre me shtesa.

 

 

 

Të ngjashme