Lajme
​Munguan drejtuesit e AKP-së, shtyhet shqyrtimi i raportit të auditimit për qiratë
Demokracia
12:20 | 08 Shkurt 2023

Share:

Mos prezenca e auditorës së përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca dhe kryesuesit të Bordit të Agjencisë Kosovare e Privatizimit(AKP) ka bërë qe Komisioni për Buxhet të mos e shqyrtoi raportin e auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”

Kjo pikë e rendit të ditës u vendos që të shqyrtohet në mbledhjen e së hënës për të qenë të pranishëm edhe drejtuesit e AKP-së.

Kërkesa për shtyrje të kësaj mbledhje erdhi nga deputetët e opozitës dhe pozitës të cilët u shprehën se pa prezencën e krerëve të këtyre institucioneve nuk duhet të vazhdojë diskutimi për këtë raport.

Zëvendës auditori i përgjithshëm, Bezard Halilaj tha se në takimet kur diskutohen raportet e auditimit nuk merr pjesë auditorja e përgjithshme, praktikë është të marrin pjesë ekipet që për së afërmi kanë qenë pjesë e auditimit.

Ndërsa, anëtari i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni theksoi se kryesuesi i AKP-së nuk është i pranishëm për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa zëvendës kryesuesja e Bordit të AKP-së ka treguar se për shkak te disa takimeve tjera nuk ka mundur të jetë prezentë.

Zëvendës auditori i përgjithshëm, Bezard Halilaj tha se nga raporti i aludimit konkludon se AKP nuk kishte bërë përpjekje të mjaftueshme për të menaxhuar.

Të ngjashme