Mauro Icardi do të transferohet në formë të huazimit nga PSG-ja te Galatasaray në Turqi.
Këtë marrëveshje e ka bërë të kryer gazetari italian dhe njohësi i mirë i transferimeve, Fabrizio Romano, shkruan Demokracia.com.
Romano ka raportuar se Icardi në orët e vona të mbrëmjes do të mbërrijë në Stamboll për të kompletuar transferimin e tij te Galatasaray.
“Galatasaray ka nënshkruar kontratë me PSG-në pasi Mauro Icardi do të jetë sulmuesi i tyre i ri, i konfirmuar dhe ja ku po shkojmë”, ka njoftuar Romano në Facebook.
Edhe tifozeria e Galatasarayt “UltrAslan” në faqen zyrtare kanë njoftuar se do t’i bëjnë pritje madhështore në aeroport sulmuesit argjentinas./Demokracia.com/