Sport
Mungon vetëm zyrtarizimi, Barcelona lëshon në treg për tifozët fanellat me emrin e Ferran
Demokracia
18:10 | 27 Dhjetor 2021

Share:

Ferran Torres ka mbetur vetëm edhe të “firmos” kontratën dhe të zyrtarizohet si futbollist i Barcelonës.

Reprezentuesi spanjoll sot ka përfunduar me sukses edhe vizitat mjekësore në kampin “blaugranas”.

Sulmuesi anësor i ka kushtuar plot 55 milionë euro Barcelonës nga Manchester City.

21-vjeçari pritet të prezantohet si lojtar i ri i Barçës të martën.

Ende pa u zyrtarizuar, klubi “katalunas” veçse ka lëshuar në treg për porosi për tifozët fanellat me emrin e Ferran.

Raportohet se numri i mundshëm i Ferran Torres te Barcelona do të jetë 25 ose 19. /Demokracia.com/

Të ngjashme