Lajme
Mungon terapia për tuberkuloz, pacientëve u keqësohet gjendja
Demokracia
22:38 | 17 Maj 2022

Share:

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të hospitalizuar 14 pacientë të prekur nga tuberkulozi.

Mirëpo, për këta të mërkurën nuk ka ilaçe anti-tuberkulare si “Rifampicin” dhe “Izonijazid”.

Bile, nga kjo klinikë thonë se as për këta dhe as për pacientët e rinj që mund të paraqiten nuk kanë se ku t’i bëjnë zgjidhje.

Derisa pulmologu Flamur Marku thekson se mosmarrja e terapisë me kohë dhe ndërprerja mund të sjellë komplikime tek këto raste.

Klan Kosova lidhur më këto mungesa ka raportuar edhe në fundin e marsit, ku lidhur më këtë u pati thënë se furnizimet do të bëhet në fundin e prillit, terapi kjo që prokurohet përmes UNICEF-it.

Megjithëkëtë, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, derisa Koordinatorja Kombëtare e Programit të TB nga MSH-ja, Majlinda Balaj tha se  klinika duhet të koordinohet përmes farmacistit dhe ilaçet t’i marrin nga Dispanseri në Prishtinë ose në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ngase këtu ka më pak kërkesa.

Të ngjashme