Lajme
Mungon ilaçi i bebeve në Neonatologji, prindërit e blejnë atë deri në 700 €
Demokracia
22:58 | 15 Korrik 2023

Share:

Prej 1 qershorit në klinikën e Neonatologjisë në QKUK mungon Surfaktanti, medikament ky jetik për bebet që lindin para kohe dhe me efekt edhe tek mushkëritë.

Ky produkt medicinal është siguruar nëpërmjet donacioneve që nga viti 2006 dhe mungesa e tij tani ka të bëjë me rritjen e numrit të madh të lindjeve premature krahasuar me periudhat paraprake, raporton Klan Kosova..

“Nga ana e donatorit kemi marrë kontingjentin e fundit me 70 ampula me 6 prill. Nga ana e ShSKUK-së dhe MSh-së kemi marr përgjigje të menjëhershme se ka një angazhim maksimal për sigurimin e këtij medikamenti. Proceset janë në zhvillim dinamik”, tregon drejtoresha e Neonatologjisë, Hajrie Ismaili.

Donatori që është organizata AMC, thotë se i kanë dhënë një ide Ministrisë së Shëndetësisë për zgjidhje të problemit në të tilla situata. Pra, MSh-ja të blejë një rezervë prej 20% të Surfaktantit me afat më të gjatë të skadencës dhe të përdoret në raste sikurse këto kur ka mungesa.

E, Shoqata e Pacientëve krejt përgjegjësinë për këtë mungesë e vë te shteti, ngase Surfaktanti është pjesë e Listës Esenciale të Barnave.

Në mungesë të këtij medikamenti, disa qytetarë kanë raportuar se Surfaktantin po e blejnë në barnatoret private me çmim shumë të lartë rreth 700 euro, ngase nuk gjendet në shtetet fqinje.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024
Lajme • 06 Maj 2024