Lajme
Mungoi në seancën për politikë të jashtme, Kurti “fluturoi” drejt Norvegjisë
Demokracia
11:18 | 28 Mars 2022

Share:

Sot debati parlamentar për politikën e jashtme është shtyrë për një ditë tjetër për shkak se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla nuk ishin prezentë në seancë.

Pas pak minutash, zyra e kryeministrit doli me njoftim se Kurti ka udhëtuar drejt Norvegjisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji”, thuhet në njoftimin e ZKM-së, transmeton Demokracia.com.

Në njoftim thuhet se gjatë qëndrimit atje, Kurti do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze./ Demokracia.com/

Të ngjashme