Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK’së, ka folur rreth vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova, dhe protestës së veteranëve.
Haradinaj i cili mungoi dje në protestë, në FRONTAL në T7 tha se kjo ishte për arsye se nuk ka pasur ftesa për veteranët.
Po ashtu, ai ka deklaruar se megjithatë, protesta e ka mbërri efektin e saj sepse Trendafilova s’mund të thotë se gjykimet po mirëpriten në Kosovë.
‘‘Efekti ka mbërri, Trendafilova nuk mund të thotë se Kosova po i mirëpret dënimet ose gjykimet e këtyre djemve. Na s’kemi pas ftesë për protestë. Unë kam bë fushatë 4/5 ditë, sepse patë prej tyre që shkun në Gjermani e u kthyn, se kajherë po i gjejnë rastet e po smuhen, jo barku jo kama jo shpina, por efekti megjithatë u mbërri. Nuk kemi pas ftesë, nuk janë thirr veteranët. Unë ballafaqimin me Trendafiloven e kam kry atje’’, ka thënë ai.
Tutje, HAradinaj ka deklaruar se po të ishte në OVL do të thërriste protestë.
‘‘Unë nuk mund të them, po të isha në organizatë duke udhëheq, nuk mund të them dhe të frikohem të them se e kem thirr protestën. Unë e di që aty hezitojnë, tuten që i merr Trendafilova apet, i njoh ata’’, ka thënë ai.