Sport
Mungoi në ndeshjen e fundit, Messi i gatshëm për Inter Miamin
Demokracia
08:55 | 17 Maj 2024

Share:

Seria e fitoreve të Inter Miami mori fund dje me mungesën e Lionel Messit ndaj Orlandos.

Gjithçka ishte në barazpeshë në derbin e Floridës pasi ndeshja përfundoi pa gola të shënuar, shkruan Gazeta Express.

Por ndërsa Inter Miami tani e zhvendosin fokusin e tyre në ndeshjen e fundjavës së ardhshme kundër DC United, pyetjet rreth disponueshmërisë së yllit argjentinas vazhdojnë të bëhen.

Sipas raporteve të fundit nga gazetari Gaston Edul, Messi konsiderohet i gatshëm për të luajtur ndeshjen e radhës kundër DC United.

Ai do të fillojë ndeshjen dhe nuk ka shqetësime për lëndime rreth superyllit argjentinas.

Dëmtimi i 36-vjeçarit raportohet nuk është serioz dhe nuk do të ndikojë në pjesëmarrjen e tij në Copa America.

Të ngjashme