Sport
Mungesa e Valon Berishës kundër Suedisë, Challandes flet për zëvendësuesin e tij
Demokracia
18:21 | 27 Mars 2021

Share:

Kosova është duke e mbajtur konferencën e fundit për shtyp në prag të ndeshjes me Suedinë.

“Dardanët” e nisin nesër ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” me një ndeshje të vështirë ndaj Suedisë, raporton Demokracia.com.

Përzgjedhësi Bernard Challandes dhe sulmuesi Arbër Zeneli kanë dalur para gazetarëve në këtë konferencë për shtyp.

Mesfushori Valon Berisha do t’i mungojë Kosovës në këtë ndeshje, ndërkaq Challandes ka folur në lidhje me atë se kush do ta zëvendësojë atë.

“Dëmtimi i Valon Berishës na prishë shumë punë, por nuk mund ta them se kush do ta zëvendësojë atë”, ka thënë Challandes.

“Mendoj se do ta shihni nesër se kush duhet ta zëvendësojë. Të fokusuar jemi në atë se si të paraqitemi sa më mirë ndaj Suedisë”, tregoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme