Lajme
Mungesa e trotuareve rrezikon nxënësit e lagjes në ‘Emshir’
Demokracia
07:13 | 06 Maj 2022

Share:

Fëmijët e lagjes ‘Emshir’ në Prishtinë po përballen me rrezik gjatë shkuarjes në shkollë. Kjo për shkak të mungesës së trotuareve, duke rrezikuar kështu gjatë ecjes nëpër rrugën ku qarkullojnë vazhdimisht automjetet.

Rruga ‘Emona’ në lagjen Emshir është bërë shqetësim dhe rrezik për nxënësit, qytetarët dhe kalimtarët kjo për shkak të mungesës së trotuarit. Për këtë shkak prindërit detyrohen t’i marrin e t’i dërgojnë vetë në shkollë.

Edhe nga drejtoria e shkollës fillore ‘7 Marsi’ thonë se ka kohë që në këtë lagje mungojnë investimet infrastrukturore.

‘Shkolla jone ka 520 nxënës. Këtu pritet edhe mu rrit ky numër edhe lagjja. Edhe na si institucione duhet patjetër me ngrit këtë shqetësim pasi për shkak të këtyre tri dukurive që i rrezikojnë nxënësit”, tha për RTK Hyke Rexhaj- ud-drejtorit të shkollës ‘7 Marsi’, në Emshir.

Por në Komunën e Prishtinës, në një përgjigje me shkrim për RTK-në, thonë se kjo rrugë kalon nëpër prona private dhe se është e pamundur ndërtimi i trotuareve për shkak të problemeve pronësore – juridike. Deri në gjetjen e një zgjidhjeje, fëmijët do të vazhdojnë t`i ekspozohen rrezikut gjatë ecjes për në shkollë.

 

Të ngjashme