Lajme
Mungesa e materialit për pasaporta, Lushi: Sveçla duhet të shkarkohet ose të jap dorëheqje
Demokracia
19:25 | 08 Janar 2023

Share:

Opinionisti Uk Lushi ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla duhet të jap dorëheqje ose të shkarkohet.

Lushi përmes një postimi në Facebook, iu është drejtuar opozitës, duke i thënë se duhet të bëjnë presion çdo ditë deri sa të largohet Sveçla.

Postimi i plotë:

Shteti të mos këtë letër për pasaporta!!

Ky është dështim që duhet pasur konsekuenca patjetër. Ministri Xhelal Sveçla duhet ose të jap dorëheqje ose të shkarkohet. Ku jeni opozita?

Duhet të bëni presion çdo ditë derisa të largohet ky aparatçik i paaftë.

Të ngjashme