Sport
Mungesa e futbollistëve të Superligës për ndeshjet e marsit, Giresse jep këtë përgjigjje
Demokracia
11:35 | 21 Mars 2022

Share:

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve të marsit.

“Dardanët” do të sfidohen nga Burkina Faso dhe Zvicra në ndeshje kontrolluese, njëherit të parat për trajnerin francez, shkruan Demokracia.com.

Trajneri francez ndër tjerash ka folur edhe për mungesën e futbollistëve të Superligës së Kosovës në listën e tij për këto dy takime.

Giresse konfirmon mungesën e madhe të Kosovës për dy ndeshjet e marsit

“Gjithmonë zgjedhen lojtarët nga ligat më të forta. Mos harroni edhe se edhe në Francë ka shumë lojtarë cilësor, por që nuk ftohen nga kombëtarja”, theksoi Giresse në konferencë.

Kosova më 24 mars takohet me Burkina Fason në Prishtinë, ndërkohë që pesë ditë më vonë luan në udhëtim te Zvicra.

Ndryshe, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00./Demokracia.com/

Të ngjashme