Lajme
Mungesa e dijes| Njohësi i Kushtetutës tregon pse në Kosovë shkelet shpesh akti më i lartë juridik
Demokracia
18:17 | 10 Prill 2023

Share:

Kushtetua e Kosovës ka mbushur 15 vjet nga miratimi. Por akti më i lartë juridik i vendit për gjatë kësaj kohe është shkelur në disa raste. Madje kjo është bërë edhe nga udhëheqës shteti siç ishin dy ish-presidentet Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli.

Profesori universitar dhe njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu ka dhënë dy arsye pse Kushtetua e Kosovës shkelet aq shpesh.

Ai në Tëvë 1 ka thënë se njëra nga arsyet është mungesa e traditës në drejtësinë kushtetuese dhe mungesa e dijes.

“Ne nuk kemi traditë por nuk kemi dije ndoshta, sepse shpeshherë i marrim gjërat me lehtësi e mendje lehtësi e herën tjetër me ters, kur po thamë i marrim po mendoj segmentet e caktuara institucionale, Qeveri, ministri të ndryshme”, ka thënë Baraliu.

Ai duke folur për ndryshimin mundshëm të Kushtetutës e cila mund të kërkohet si rezultat i një marrëveshje me Serbinë, ka thënë se nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë duhet të hiqet bllokadat që vijnë nga Lista Serbe e votimi i së cilës për disa ligje të rëndësishme është i pashmangshëm.

Të ngjashme