Lajme
Mundi Gjukanoviqin, Rama uron presidentin e ri të Malit të Zi
Demokracia
18:28 | 07 Prill 2023

Share:

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka uruar presidentin e ri të Malit të Zi Jakov Milatoviq.

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkruan Rama.

Jakov Milatoviç mundi në raundin e dytë të votimeve Gjukanoviqin. Ky i fundit dha dorëheqjen si kryetar i partisë së tij pas humbjes në zgjedhjet presidenciale.

Të ngjashme