Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një videoje të publikuar nga media frontline_focus, e kontrolluar nga shteti kinez, ka uruar Kinën me rastin e Vitit të Ri Kinez.
Vuçiq shkoi përtej fjalëve diplomatike konvencionale, teksa tha ndër të tjera se “Serbia do të jetë gjithmonë me ju”.
“Ne e festojmë Vitin e Ri Kinez këtu në Beograd. Ejani në Serbi për të parë dhe festuar Vitin e Ri Kinez në vendin tonë. Dhe për të gjithë ju që do ta festoni në vendin tuaj, ju urojmë gjithë të mirat. Ne do të jemi gjithmonë me ju.” – tha ai ndër të tjera.