Lajme
“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë”: Shtatë persona përfundojnë në spital, momenti kur një makinë përplaset në një kafene në Torino të Italisë
Demokracia
14:25 | 23 Janar 2024

Share:

Disa imazhe të kamerave të vëzhgimit thuhet se tregojnë pamjet kur një makinë përplaset në një kafene në Torino të Italisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit me orën lokale, teksa klientët po shijonin mëngjesin e tyre brenda kafenesë lokale.

Si pasojë, bëhet e ditur se shtatë persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta, por nuk ka raportime për viktima.

Sipas mediave lokale, matësi i shpejtësisë në makinë në momentin e përplasjes u bllokua në 115 km/h (rreth 71 mph).

“Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, të paktën 10 njerëz mund të kishin vdekur”, ka thënë për BBC, Simona Carastro, vajza e pronares së kafenesë.

“Tani ne thjesht shpresojmë se do të jemi në gjendje të rihapim kafenenë sa më shpejt të jetë e mundur, duke marrë parasysh dëmin e madh financiar”.

Policia po heton ende rrethanat e aksidentit.

Të ngjashme