Sport
Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Botërorin e juniorëve në Itali
Demokracia
17:25 | 06 Tetor 2021

Share:

Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë.

Erza në luftën për të bronztën mundi Ariana Toro Soler të Spanjës, kategoria -52 kilogramë, njofton KOK-u, përcjell Demokracia.com.

Në përgjithësi, xhudistja jonë fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale. /Demokracia.com

Të ngjashme