Analisti politik Fitim Mulolli, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence dhe heshtjen ndaj zhvillimeve politike.
Ai theksoi se, ndonëse Kurti mund të mos ndjejë obligim ndaj të gjithë qytetarëve, së paku duhet t’u përgjigjet atyre që e kanë votuar.
”Kurti nuk ka obligim ndoshta ndaj të gjithë qytetarëve, po ka obligim së paku për votuesit e tij dhe të deklarohet për media, të lirohet nga ata 6 truprojet që e percillin, të jep përgjegjësi, ka obligim për votuesit e tij, se çfarë është duke ndodhur me votën e tyre, duhet të jetë më fisnik”, tha Mulolli.
Analisti politik Fitim Mulolli, në “Click” në RTV21, ka kritikuar qasjen e Albin Kurtit ndaj partive opozitare, duke thënë se nuk ka ofruar një ofertë serioze.
Sipas Mulollit, Kurti nuk ka bërë asnjë ofertë serioze për bashkëpunim me PDK-në apo LDK-në, sepse sipa tij, ndërsa katër vitet e qeverisjes i ka kaluar me ministra që, siç thotë ai, “kanë pasur performancë jo të mirë”.
”Kurti as nuk i ka bërë ofertë serioze PDK-së dhe LDK-së sepse këto 4 vite ka qeverisur i vetëm, ka pasur një luks të qeverisjes me njerëz të tij, me disa ministra që kanë qenë me performancë jo të mirë”, tha Mulolli.