Politologu nga Bosna e Hercegovina Jasmin Mujanoviq ka vënë në dukje mungesën e sanksioneve nga Amerika dhe Bashkimi Evropian kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuciq.
Sipas Mujanoviq mungesa e këtyre sanksioneve është një dritë jeshile për shkaktimin e një dhunë tjetër, madje edhe më të madhe.
“Ka kaluar një muaj nga sulmi paraushtarak serb në Banjskë, i cili rezultoi në vdekjen e një oficeri të policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ende nuk ka sanksione të SHBA-së apo BE-së kundër Vuçiqit. Kjo në vetvete është një dritë jeshile për të për të orkestruar më shumë dhunë. Dështimi kategorik i parandalimit”, ka shkruar Mujanoviq në platformën X.