Gazetari i njohur boshnjak, Jasmin Mujanoviç thotë se është skandaloze se si SHBA-ja dhe BE-ja po i bëjnë presion Kosovës për të pranuar themelimin e Asociacionit të cilin Mujanoviç e quan “Skemë tjetër të dështuar të ndarjes sektare”.
Ai thotë se kjo është skandaloze meqë Kosovës po i bëhet presion për të themeluar diçka të tillë për të qetësuar “vasalin e Kremlinit”.
Mujanoviç thotë se Kosova duhet të refuzojë krijimin e Asociacionit meqë sipas tij e gjithë siguria e rajonit varet nga kjo gjë.
“Përpjekja e vazhdueshme e SHBA-së dhe BE-së për ta detyruar Kosovën të pranojë krijimin e një skeme tjetër të dështuar të ndarjes sektare – “Asociacioni i Komunave Serbe” – për të qetësuar vasalin e Kremlinit Vuçiç është skandaloze. Kosova duhet të refuzojë; siguria e të gjithë rajonit varet nga kjo”, ka shkruar Mujanoviç.