Sport
Muja vjen me fjalët e para pas transferimit te Antwerpi nga Drita
Demokracia
19:02 | 05 Gusht 2022

Share:

Sulmuesi i krahut, Arbnor Muja, ka falënderuar Dritën e Gjilanit pas transferimit te Antwerpi belg.

Kalimi i Mujës nga Drita te Antwerpi është zyrtarizuar të premten. Muja ka luajtur edhe për Trepçën e Trepçën 89, por ka përmendur vetëm Dritën në postimin e tij në rrjetet sociale. Ai pjesë e Dritës ishte për një edicion.

“Faleminderit familja e madhe FC Drita. Është emocion i madh të shkruash për një ndarje. Emocion akoma më i madh është kur nga ky klub po realizoj një ëndërr që shpresoj ta jetësoj deri në fund të karrierës time. Për rrugëtimin tim deri këtu dua të falënderoj gjithë ata që më kanë mbështetur, klubin Drita, presidentin dhe drejtuesit e klubit, trajnerin Ardijan Nuhiu, stafin e trajnerëve dhe stafin mjekësor, bashkëlojtarët dhe të gjithë punëtorët e klubit. Gjithashtu dua të falënderoj ata që më kanë dhënë zemër gjithmonë në fushë, Intelektualët. Faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë. Nga sot keni edhe një anëtar të ri në mesin tuaj. Gjithmonë do të jem përkrahës i Dritës. Për fund dua t’i falënderojë të gjithë ata që kanë punuar dhe më kanë mbështetur që nga dita e parë. Uroj të ju bëj krenar gjithmonë”, ka shkruar Muja.

Si fëmijë, 24-vjeçari është zhvilluar te shkolla e futbollit Bardhi dhe te klubi Trepça.

Pos për dy ekipet mitrovicase, ai ka luajtur për ekipin e dytë të Eintracht Braunschweigut në Gjermani dhe për Skënderbeun e Korçës. Muja i ka gjashtë ndeshje për U21 të Kosovës.

Me Antwerpin, njërën prej skuadrave të forta të Belgjikës, ka firmosur për tri vjet.

Të ngjashme