Lajme
Muja tenton të godasë LDK-në, e fut në një status me Serbinë por e “tradhtojnë” vitet
Demokracia
12:08 | 15 Qershor 2024

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në një shkrim të postuar së fundi, ka tentuar ta godasë kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka publikuar një raportim, ku Serbia ankohet se ka humbur 210 milionë euro nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallrave serbe.

Këto deklarata, u dhanë nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, një vit pas marrjes së vendimit.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës, në një reagim në shkurt të vitit 2023, para më shumë se një viti, kishte shkruar si vijon sa i përket reciprocitetit:

“Nga ‘Reciprociteti me Serbinë çështje ditësh’, në 371 milion euro import nga Serbia. Kosova meriton më mire”.

Deputeti Muja, ka thënë se “po bëhen të pavërteta e shpifje”, duke publikuar dy fotografi të raportimeve.

Ai madje, duke e përmendur Abdixhikun, është shprehur në kohën e tashme se “po deklaron që ka rekord importi me Serbinë”, ani se deklarata e LDK-së, është bërë kohë më parë.

“Shumë të pavërteta e shumë shpifje janë thënë për këto më shumë se 3 vjet qeverisje. Por, mirë që për disa gjëra jemi dëshmitarë të kohës dhe para nesh shpaloset hipokrizia.

Abdixhiku deklaron se ka rekord importi me Serbinë, Serbia ankohet se ka humbur tregun totalisht.” – ka shkruar Muja.

Të ngjashme