Arbnor Muja e ka lënë pas lëndimin e pësuar para afër dy muajve dhe i është rikthyer fushës për t’i ndihmuar Dritës.
Futbollisti mitrovicas pësoi një lëndim jo të lehtë në e 10 marsit në derbi kundër Gjilanit, raporton Demokracia.com.
Muja për shkak të lëndimit u desh ta largohej nga fusha, madje edhe mes lotësh.
Lëndimi e detyroi ta linte derbin më herët, Muja i Dritës “shpërtheu” në lot
Madje kishte raportime se Muja për shkak të lëndimit e kishte humbur sezonin dhe nuk do mund t’i ndihmonte tutje Dritës në fazën finale të kampionatit.
Sidoqoftë, Muja është rikthyer në xhirot e fundit për të djerësitur fanellën e “bardhekaltërve”.
Anësori u rikthye në duelin e të enjtes në derbin e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Ballkanit (3:2).
Arbnor Muja e nisi takimin nga stoli, mirëpo trajneri Ardian Nuhiu ia dha beismin e tij dhe në pjesën e dytë të lojës u inkuadrua në fushë.
Muja u transferua te Drita në verën e vitit të kaluar nga Trepça ’89, derisa konsiderohet si një nga talentët më të mirë në Kosovë. /Demokracia.com/