Lajme
Muja për marrëveshjen Kurti-Vuçiq: Dakordimi është marrëveshje ligjërisht e obligueshme
Demokracia
13:47 | 19 Mars 2023

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, për çudi ka dalë kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se edhe pa nënshkrim të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dakordimi nënkupton se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme.

Në anën tjetër, Kurti dhe vartës të tjerë të tij kanë thënë vazhdimisht që mosnënshkrimi i marrëveshjes nga Serbia nënkupton që për ta marrëveshja nuk ishte e mirë.

Më tej, në një shkrim në Facebook, Muja ka thënë se “Kurti ka bërë një punë brilante të pastrimit të bërllogut të krijuar ndërmjet 2011-2020”.

“Gjykuar nga të deklarata e Borrel, Kryeministri Kurti ka bërë një punë brilante të pastrimit të bërllogut të krijuar ndërmjet 2011-2020. Duke u rezervuar nga ngazëllimet infantile që karakterizonin politikën e Kosovës 2010-2020, ka detyruar Vučić të pranoj një marrëveshje që nuk qe i gatshëm të nënshkruante. Me këtë, përpjekjet e tij dhe opozitës për të portretizuar Kosovën/Kryeministrin Kurti si palë jo-konstruktive apo ‘anti-amerikane/anti-perendimore’ marrin fund. Marrëveshja në 7 nene përqëndrohet në çka fiton Kosova, ndërsa në 2 nene çka përfiton komuniteti serb. Marrëveshja, praktikisht, në shumicën e saj, tenton të hap shtigje për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, heqjen e vetos së vendeve mos-njohëse, mbrojtjen integritetit territorial dhe garantimin e integrimit evropian në këmbim të drejtave të komunitetit serb në Kosovë. Serbia do të vazhdoj të sabotoj marrëveshjen. Ne asnjëherë nuk do të pajtohemi me Vučić sepse kemi dallime vlerash, por qëllimi ishte dhe do të jenë vendet mos-njohëse të BE-NATO. Përpjekja për të ruajtur unitaritetin, ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë do të dhe duhet të vazhdoj”, ka shkrua ai.

Të ngjashme