Sport
Muja i bashkohet sërish bashkëlojtarëve tek Antwerp, rinis stërvitjet pas lëndimit
Demokracia
20:23 | 20 Shtator 2022

Share:

Arbnor Muja ka nisur stërvitjet me bashkëlojtarët e tij tek skuadra belge, Royal Antwerp.

Futbollisti nga Mitrovica mungoi për një kohë tek Antwerpi, siç thuhet, për shkak të një lëndimi, anise klubi nuk njoftoi një gjë të tillë, raporton Demokracia.com.

Anësori kosovar shpërndau një fotografi gjatë seancës stërvitore me Antwerpin në rrjetin social Instagram.

Arbnor Muja ende nuk ka debutuar me skuadrën belge që kur iu bashkua zyrtarisht më 5 gusht të këtij viti.

Muja është transferuar te Antwerp nga Drita e Gjilanit për 400 mijë euro./Demokracia.com/

Të ngjashme