Deputeti i LVV-së, Armend Muja, marrëveshjen e mbrëmshme për tarhat e ka quajtur tërheqje të Serbisë nga qëndrimet e mëhershme.
Sipas tij kjo u arrit me çasjen e qeverisë e cila ka qenë këmbëngulës dhe ka prodhuar këto efekte.
Muja tha se tërheqje të tilla të Serbisë kemi parë edhe më parë, për letërnjoftimet e për marrëveshjen për energji, organizimi i zgjedhjeve e të tjera.
“Ashu siç ka thënë kryeministrit Kurti palët në ditën në vijim do të diskutojnë lidhur me hapat e ardhëm për normalizim të plotë të marrëdhënieve të prezantuar në shtator nga BE-ja. Ky vendim i Serbisë për të mso lëshuar targa ishte arritur edhe më parë por nuk ishte zbatuar asnjëherë, tërheqjet e tilla të Serbisë brenda një periudhe relativisht të shkurtër janë manifestuar edhe te letërnjoftimet, targat, marrëveshja për energji, mos organizimi i zgjedhjeve. Ishte qasja e qeverisë që kanë prodhuar këto efekte”, ka thënë Muja.