Lajme
Muja akuzon PDK-në: Ia plotësoi kërkesën Vuçiqit, e largoi kryetarin nga komuna
Demokracia
14:57 | 07 Korrik 2023

Share:

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë një intervistë për RTV 21, ku ka folur rreth situatës aktuale në veri të Kosovës, duke bërë një akuzë të rëndë në drejtim të opozitës.

Muja, që dikur ishte i ashpër kundër VV-së, theksoi se partitë opozitare po i thonë pushtetit të pranojë kërkesat e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

“Opozita neve po na thotë që t’i pranojmë kërkesat e Vuçiqit. Le të dalin se Kosova është demokraci, nuk është marre, dil edhe thuj, që do të thotë, që ne mendojmë që kërkesat e Vuçiqit janë të drejta” – ka thënë Muja.

Tutje, Muja e akuzoi PDK-në se ia plotësoi një kërkesë Vuçiqit.

“Çfarë po na kërkojnë? Vuçiqi kërkoi që kryetarët e komunave t’i lirojnë. Çfarë bëri PDK-ja? Ja plotësoi kërkesën e parë. Vuçiqi po kërkon që Policia të tërhiqet nga veriu. Tash aty s’ka kompetenca opozita, se unë besoj që po të kishte do ta tërhiqte edhe policinë.” – tha ai.

Në fakt, kërkesa për mos shkuarjen në objekte komunale të katër kryetarëve në veri është kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë ShBA-së e BE-së.

Po ashtu, ShBA-ja e BE-ja kanë kërkuar largimin e policisë speciale nga katër komunat e veriut të Kosovës.

Të ngjashme